LAJMI FUNDIT:Deputeti grek lëshon “predhën” e radhës: Kaçifas u soll si i çmendur, nuk është hero! E papranueshme të qëllosh me kallashnikov


Deputeti grek i partisë qeverisëse, SYRIZA Niko filis ka deklaruar sot se Kostandino Kacifas që u v.ra në Shqipëri nuk meriton të trajtohet si hero.

Në një intervistë për median greke ai thotë se Kacifas ka pasur ar,më me vete dhe është sjellë njëlloj sikur të kishte çrregullime mendore. “Është e pakonceptueshme të marrësh një kaIIashnikov dhe të qëllon kur të njëjtën ditë feston zyrtarisht me qeverinë shqiptare. Cili është qëllimi, për të bërë një politikë tjetër të jashtme dhe në një ceremoni shtetërore?”,- tha Filis.

Ai shtoi se ende nuk i kuptonte në mënyrë logjike veprimet e Kacifasit. “Një qytetar me kaIIashnikov fillon dhe gjuan. Çfarë do të thuash me këtë veprim? Ai nuk ishte hero, ai tha se e mbështeste flamurin, kur nuk kishte rrezik për flamurin atje, atje kishte 300 flamuj”,- tha deputeti grek.