FOTO+VIDEO/ Testohet droni gjigant, mbërrijnë në Dubai policët fluturues


Dronët fluturues janë rikthyer në Dubai. Policët kanë nisur trajnimet e para, për drejtimin e këtyre automjeteve fluturuese, një shpikje që do të ndihmojë policinë e Dubait.

Hoversurf i ka dhuruar policisë së Dubait serinë e parë të saj të prodhimit të hoverbike S3 2019. Sipas drejtorit të përgjithshëm të departamentit të inteligjencës artificiale të policisë së Dubait, këto jete o të përdoren për të arritur zona të vështira.

Tashmë ka nisur vetëm trajnimi i policëve, ndërsa mendohet se policia do të pajiset e gjitha me to në vitin 2020.

“Aktualisht po trajnojmë dy ekipe për drejtimin e hoverbikes dhe po shtojmë numrin e tyre”, tha drejtori.

Kandidatët idealë duhet të kenë eksperiencë në operimin e një droni normal.

Kjo makinë fluturuese kushton plot 150.000 dollarë dhe nuk të duhet një patentë e posaçme për ngarjen e saj.