Ndalohet në greket ne kufi,ishin veshur me bluza të zeza ku shkruhej “Vorio Epir”


Gjatë mesditës pritet që të mbahet va..rrimi i Katsifas.Një furgon i mbushur me persona me bluza të zeza, ku shkruhej “Vorio Epir”, nuk është lejuar të futej në Shqipëri në doganën e Kakavijës.

Sipas mediave greke, rreth 2 mijë persona janë nisur drejt Shqipërisë, për të marrë pjesë në funeraI. Por sipas tyre, autoritetet shqiptare në pikën kufitare të Kakavijës kanë ngritur pretekste nga më të ndryshmet, për t’i penguar grekët që të marrin pjesë në funeraIin e Kacifas.

Ministria e Jashtme i ka bërë thirrje përfaqësuesve të sindikatave që të ndërhyjnë tek autoritetet shqiptare, në mënyrë që ato të mos i pengojnë më mbështetasit e Kacifas, për të marrë pjesë në varrlmin e ekstremlstit grek.

Që në orët e para të ditës, kanë mbërritur nga pika e kalimit kufitar të Kakavijës autobusë me shtetas grekë, të cilët do të marrin pjesë në va…rrimin e Kacifas.

Autobusi i parë nga Athina ka mbërritur në orën 05.30. Për shmangien e incldenteve, janë vënë re procedura të shtuara sigurie në kufi, me forca të shumta policore, skanim i autobusit dhe kontroll fizik i pasagjerëve.