14 deputetë grekë dalin në mbrojtje të Shqipërisë, padisin televizionin grek


Stacioni televiziv kombëtar grek “Star” është paditur nga 14 deputetë të SYRIZA për lajme të rreme në lidhje me vr/asjen e Kostandinos Kacifas nga autoritetet shqiptare.Anëtarët e partisë në pushtet, denoncojnë televizionin “Star” se ka transmetuar informacion të rremë duke kontribuar në mashtrimin e opinionit publik sidomos për një çështje të ndjeshme si kjo e vr.asjes së Kacifas që përfshin marrëdhënien Greqi-Shqipëri.

“Lajmi i ditëve të fundit ku thuhet se Konstandinos Katsifas nuk u v.ra gjatë një shkëmblmi zjarri por u arr/estua më pas u v.ra në mënyrë mak.abre nga forcat policore shqiptare në fshatin Bularat me 28 tetor 2018 është një shqetësim i madh për ne.

Ky incident i rëndë u shfrytëzua për të nxitur nacionalizma të pavend në publik nga televizioni “Star” dhe nga faqe interneti të dyshimta për besueshmërinë e tyre.”, thuhet në një pjesë të denoncimit nga deputetët thuhet.Deputetët që denoncuan televizionin “Star” janë Karagiannidis Christos, Akriotis George, Gkioles Gjoni, Theban Nikos, Katerina Inglezi, Kavvadia Annetta, Cezium George, George Qirici, Morfidis Kostas, Balaouras Gerasimos, D. Zimanis Giorgos, Pallis Yorgos, Skoufa Betty dhe Stamatakis Eleni.