Elita Rudi nxjerr bllof Oriola Marashin në emision. A është ky photoshop?


Elita Rudi është drejtuesja e një prej emisioneve më të ndjekura kosovare Elite Show. Teksa po diskutonte për lajmet e showbizzit në një prej puntatave të emisionit, ajo ka komentuar një foto të Oriola Marashit ku shfaqet me bikini. Sipas Elitës, modelja shqiptare ka përdorur photoshop, pasi ngjyrat e bikinit ndryshojnë.

“Po më duket se Oriola ja paska ndërruar ngjyrën bikineve. Tek pjesa poshtë në anën e djathtë, ngjyra duket më e çelur, është përpjekur t’ja ndryshojë. Po e shikoni?”, u shpreh Elita.