Sapo u emërua zv.ministër i Brendshëm, Sandër Lleshi jep urdhrin e parë


Mesditën e sotme, kryeministri Edi Rama shoqëroi vetë Sandër Lleshin në godinën e ministrisë së Brendshme. Pas 30 minutash, në një takim me dyer të mbyllura, Rama u largua nga godina e ministrisë së bashku me Fatmir Xhafajn.

Mësohet se pas largimit të Ramës dhe Xhafajt, Sandër Lleshi ka zhvilluar një mbledhje me drejtuesit e ministrisë, zëvendësministrat dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.

Në këtë mbledhje, Lleshi ka dhënë edhe urdhrin e parë në cilësinë e drejtuesit të ministrisë. Mësohet se ai ka urdhëruar mbajtjen e një mbledhjeje me drejtorët e policisë së qarqeve. Në mbledhjen në fjalë, pritet që ai të bëjë të ditur edhe objektivat e punës së tij.