Kishin ngritur një fermë perfekte me të gjitha kushtet që premtonte t’u sillte miliona paund fitime. Por nuk shkoi ashtu siç pritej.
Dy shqiptarë të arr-estuar për një pIantacion kanablsi, me vlerën e disa miliona paundëve në Bradford on Avon, në Angli u dënuan me 18 muaj burg.
Aleksander Shyti, 46 vjeç, dhe Altin Deda, 39, emigrantë të paligjshëm, ku-tivonin qindra bimë narkotlke, kur u arr-estuan në shtator gjatë një operacioni poIicor.
Vlera në treg e shitjes së kanablsit arrinte në tre milionë paundë.
Parcela gjendej 50 metra nëntokë dhe kishte dy dyer metalike.
Policia gjeti në vendngjarje një pishinë plastike, që shërbente për ujitien e bimëve dhe një palestër të improvizuar, ku punonjësit që kujdeseshin për kanablsin e që merrnin 100 paundë në ditë, të ishin të formë të mirë fizike.
Tuneli i Aleksander Shyti dhe Altin Deda besohet të jetë fabrika më e madhe e kanablsit e zbuluar në Angli.
Tuneli kishte vetem një hyrje nga një derë e vogël në një gurore të braktisur.
Fillimisht, atë bunker në Avon të Ëiltshire, e kishte ndërtuar Ministria e Mbrojtjes për nevoja të saj, për t’ia lëshuar më pas kompanisë Heinz, që e shfrytëzoi për të kuItivuar për kërpudhat e supës.
Aty u zbuluan mbi 4,000 rrënjë kanablsi, që ishin të shpërndara në 40 dhomat e bunkerit që zyrtarisht është mbyllur para 20 vitesh.