Habit mjeku francez: Përse Enveri nuk i hapte kufijtë e Shqipërisë? Ma tregoi vetë ‘sekretin’


Doktor, unë do t’i mbaj kufijtë mbyllur edhe për disa vjet, sepse ky vend duhet ndërtuar dhe ky popull duhet ndërgjegjësuar.

Në qoftë se unë do të hap kufijtë, shumica dërmuese do të emigrojë, siç kanë bërë në shekuj…”. Ky është sekreti që ish-diktatori komunist, Enver Hoxha, i ka pohuar mjekut francez, Pol Miliez, ndërsa ai e pyeti se cila ishte arsyeja që ai po e mbante Shqipërinë të izoluar.

Një detaj mjaft interesant ky që mbërrin nga vijimi i rrëfimit të ish-zbuluesit politik të Shqipërisë në Francë, Hasan Luçi, mbi figurën e profesorit të njohur francez, Pol Miliez, i cili drejtonte edhe Shoqatën e Miqësisë, Francë-Shqipëri dhe që ditën e vdekles së Enver Hoxhës, më 11 prill 1985, dha një intervistë rreth tij në kanalin TF 2. “Përveç Shqipërisë nuk ka vend tjetër komunist që t’i këtë mbetur besnik Stalinit”, citon Luçi, që të ketë thënë gjithashtu Pol Miliez gjatë asaj interviste…, raporton “Albanian Free Press”.

“Vdekla e Enver Hoxhës u diskutua shumë në mbarë botën, jo vetëm në Francë. Ishte një ngjarje që bëri shumë zhurmë. Kur vdlq Enver Hoxha, prof. Miliezi dha një intervistë të shkurtër në TF 2 të Francës më 11 prill 1985. Në tranzicionin demokrat vazhdohet të spekulohet shumë me qëndrimin e Miliezit për mendimet mbi Enver Hoxhën dhe mjekimet e tij. Po jap shkurt frazat më kuptimplote të prof. Miliezit pas pyetjeve të spikerit: “Ai, (E.Hoxha – H.L) ishte sigurisht një njeri misterioz, por ishte jashtëzakonisht inteligjent, frankofon, e njihte mirë vendin tonë, njihte shumë mirë politikën botërore, të cilën e ndiqte nga afër dhe sidomos në bazë të informacioneve me prejardhje nga Franca… Përveç Shqipërisë nuk ka vend tjetër komunist që t’i këtë mbetur besnik Stalinit. Kjo ishte një besnikëri e plotë… Shqipëria nuk ishte një vend i izoluar, por ishte një vend që donte të izolohej që të mund të krijonte regjimin e tij…”.