E imitoi në Portokalli, Gaz Paja përballet live me Renato Mekollin


Aktori i njohur i humorit, Gaz Paja, imitoi së fundmi në spektaklin ‘Portokalli’ shefin e kuzhinës Renato Mekollin. Të gjithë u shkrinë së qeshuri me aktrimin e Gazit, i cili e imitoi më së miri Renaton teksa i bërtiste konkurentëve, thyente pjata dhe krijonte tension në emision.

Ditën e sotme, Gazi është përballur live me shefin e kuzhinës. Në një postim në profilin e tij në Instagram, aktori ka ndarë me ndjekësit një foto ku shfaqet krah Renatos dhe duket se gjithçka mes tyre është në rregull. Në njërën prej fotove, ata kanë kthyer gishtat tregues drejt njëri-tjetrit.

“A e di çfarë më tha?”- shkruan Gazi në postimin ku etiketon Renato Mekollin.