Shikojeni si gruaja vjedhë zingjirin në Prishtinë në vlerë 1200 euro pa pikë turpi


Një vjedhje e një zingjiri të arit ka ndodhur në një nga argjendaritë në Prishtinë.

Pronari i argjendarisë, Afrim Jaha ka publikuar videon ku shihet se si një femër arrinë ta vjedhë zingjirin që sipas tij ka vlerë 1200 euro.Jaha ka treguar se kjo ngjarje ka ndodhur me 2 tetor në dyqanin e tij prapa Komunës së Prishtinës,

Ka thënë se vetëm pas një kohe është vërejtur se në dyqanin e tij po mungon një zinxhir vlera e të cilit është rreth 850 euro.

Ndërsa Jaha nuk ka lajmëruar policinë për një arsyeje.“Policinë nuk e kom lajmërua se po pres që pas kësaj video që e shohin me e kthye zinxhirin brenda tri ditëve pastaj unë mundem me i denoncua”, ka thënë Jaha.