Shqiptari nuk e lëviz bythën as kur ia quajnë buçe gruan/ Lexojeni këtë tregim të shkurtër është shumë i bukur


Nga Agim Xhafka

Çifti po delte nga banesa,por një fuoristradë rrinte ndezur te hyrja e pallatit.Largoje pak makinën,se nuk kalojmë dot,- i tha gruaja shoferit,një çuni të ri që fliste në celular.

-Ik,mos më çaj buçe,-dëgjoi si përgjigje.-Po si s’ke turp që fyen?-O buçe,do e mbyllësh buçen apo të ta kyç unë?

Burri,nuk u ndje fare,pérfshiu gruan prej beli dhe u ngjitën prapë te apartamenti i tyre. Do prisnin lart sa të ikte rrugaçi me fuoristradën.

Dhe kërkojmë të ngrihen njerëzit kundër korrupsionit të qeverisë. Shqiptari nuk e lëviz bythën as kur ia quajnë buçe gruan. Largohet kokëulur me të dhe turpin e bën përshesh në tasin e darkës.