Laert Vasili: Në Athinë më arrrestuan për ditëlindje, pse dëgjuam labçe. Në Tiranë dëgjohet gjithë ditën muzikë greke, dhe s’ndodh gjë


Regjisori Laert Vasili i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se në Athinë nuk mund të imagjinohet të dëgjosh muzikë shqipe, ndërsa kujtoi rastin kur u ndalua nga policia greke për ditëlindje.

“Dil ku të duash në kafeteritë e Tiranës do të dëgjosh gjithandej muzikë greke.

Provo në një kafe të Athinës të vësh muzikë shqiptare!

Në një ditëlindje time me 3-4 vlonjatë që jam rritur me ta, filluam të këndojmë labçe, erdhi policia dhe na arre.stoi.

Është një shtet që deklaron se jemi 100% të pastër.

Kur ministrja e Jashtme Dora Bakojani deklaroi në Parlamentin Europian se jemi 100% të pastër, Parlamenti Europian qeshi.

Le të marrim zonën e minoritetit se sa mbiemra janë sllavë dhe sot marrin pension.

Në qoftë se Shqipëria do të ishte Zvicër, shumë anëtarë të minoritetit do të deklaroheshin zviceranë.

Fukarallëku është maskarallëk.”