Presidenti i SHBA-ve, nuk di të mbyllë çadrën, Trump bëhet edhe një herë gazi i internetit


Presidenti Donald Trump është tallur masivisht në internet pasi nuk ka mbyllur ombrellën e tij të zezë të madhe të shtunën teksa po ngjiste shkallët e Air Force One.

Presidenti u ngjit me çadrën e hapur, por pastaj, për habinë e shikuesve, e hodhi në mënyrë të pakujdesshme ombrellën në anë. Ndërkohë kamerat e filmonin çadrën që shkonte sa andej këtej prej erës. Një anëtar i stafit menjëherë ndërhyri duke marrë çadrën pa u dëmtuar ende.

Shumica e përdoruesve të Twitter-it u kapën pas faktit që presidenti se mori mundimin që ta mbyllte dhe ta fuste çadrën në bordin e aeroplanit.

Kritika të menjëhershme janë bërë në rrjetet e tjera sociale, ku komentuesit vunë në dyshim aftësitë e Trump për të mbyllur çadrën.

Një përdorues i Twitterit shkruante:

Trump sheh dy lloje njerëzish në këtë botë, ombrellën për ta përdorur dhe ombrellën që e hedh tutje pasi e ka përdorur.”

https://youtu.be/avkkdrjDsTA