Derbi i bregdetit sërish pa fitues, ndeshja mbyllet mes polemikash (VIDEO)


Nuk ka fitues në derbin bregdetarët ndërmjet Flamurtarit dhe Teutës. Një barazim 1-1 që nuk kënaq asnjë nga skuadrat për objektivat që kanë. Gjithçka u zhvillua në pjesën e parë, kur Danilo Alves shënoi golin e dytë radhazi për skuadrën e teknikut Ilir Daja, duke çuar topin në rrjetën e Isli Hidit në minutën e 24-t të takimit.

Megjithatë Teuta reagoi menjëherë dhe arriti të rikthejë baraspeshën vetëm 9 minuta më vonë, kur sulmuesi Gerhard Progni ekzekutoi mjaft mirë një goditje dënimi dhe çoi topin në rrjetë. Në pjesën e dytë, për t’u evidentuar është një nervozizëm i vendasve, që morën plot 6 kartonë të verdhë, nga 7 në total, duke shtuar edhe atë të Franc Veliut në 45-minutëshin e parë.

Në minutën e fundit shtesë, argjentinasi Agustin Torasa arriti të shënojë golin e dytë për vlonjatët, por gjyqtari Eldorian Hamiti vendosi ta anulojë, për shkak të një marrjeje të dyshuar të topit me dorë, nga ana e sulmuesit të Flamurtarit.

https://streamable.com/c3t5a

https://streamable.com/g57fv

https://streamable.com/nce2v