Prej tre vitesh, çifti i njohur i showbizit shqiptar, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, janë bërë prindër të vogëlushes Ameli, e cila me lindjen e saj ka mbushur jetët e tyre.
Herë pas here dy këngëtarët kanë publikuar momente të ndryshme me të voglën në rrjetet sociale dhe vetëm pak më parë, Miriami ka postuar një foto që me siguri do t’jua ëmbëlsojë ditën të gjithëve.
Në pozën e shkrepur, Albani mban në prehër vogëlushen teksa qëndrojnë përballë njëri-tjetrit, ndërkohë që çfarë bie më shumë në sy është fakti se sa shumë është rritur tashmë Ameli.