Martohet njeriu më i fuqishëm në botë, nuk e besoni sa e vogel duket nusja para tij (Foto)


Njeriu më i fuqishëm në botë, ylli i “Game of Thrones”, Hafþór Júlíus Björnsson, është martuar me të dashurën e tij, Kelsey Henson.

Ceremonia martesore është zhvilluar në vendin e tij të lindjes, në Islandë, më 20 tetor.

29-vjeçari shkroi vetë në Instagram:

Është një kënaqësi e madhe që tani mund të them se Kelsey Morgan Henson është bashkëshortja ime. Duhet ta mbaj mirë këtë grua të mrekullueshme për gjithë pjesën tjetër të jetës. Jam shumë i emocionuar për gjithë ato aventura që na presin përkrahë njëri-tjetrit”.
Ata tërhoqën vëmendjen e publikut për shkak të dallimit të madh në gjatësi. Thor është i gjatë 2.06 metra, kurse Kelsey vetëm 1.58 metra.