VIDEO/Kurthi për të arrestuar grabitësit: Ejani më vonë se atëherë ka para


Si të arrestosh grabitësit? E thjeshtë. Gjithçka ka të bëjë me mënyrën që se si flisni me keqbërësit. “Ejani më vonë, tani nuk kam para”. Kjo histori pothuajse irreale ka ndodhur në Belgjikë. Të shtunën e kaluar, në Montignies-Sur-Sambre, një grup prej katër grabitësish u shfaqën në dyqanin elektronik të purove të Didier.Pas një bisede, është vetë pronari që shpjegon se koha për të bërë një grabitje nuk ishte më e mira. Në fakt, ai i thotë atij se në orën 3:00 të pasdites nuk kishte shumë parë dhe se do të ishte më mirë që ata të shkojnë atje në orën 6.30 të pasdites.

Ndërkohë Didier iu drejtua policisë, duke thënë për kthimin e mundshëm të hajdutve. Agjentët pothuajse nuk i besonin fjalëve te tij, por pavarësisht kësaj, ata e mbështetën. Në fakt, Didier me të vërtetë besonte se i kishte bindur ata. Dhe kështu ishte.

Në orën 17.30 grupi kthehet në dyqan, një orë përpara. Policia nuk ishte ende e gatshme për aksionin, kështu që Didier nuk e humb durimin dhe iu thotë graitësve: “Unë ju thashë se ju duhej të vinit në orën 18.30, largohuni”. Dhe kështu, me zell, grabitësit kanë respektuar dëshirat e pronarit për herë të dytë. Pas një kohe ata u kthyen. Agjentët, ndërkohë, kishin fshehur në zyrë dhe i prangosen.

https://www.facebook.com/RTLInfo/videos/325857268147051/?t=0