I ftuari “del nga binarët”, çohet dhe puth gazetaren: Ma hoqe trurin fare!


Rrallëherë ndodh që një i ftuar në një emision televiziv të dalë nga vetja dhe të shkojë t’i afrohet gazetares duke shfryrë hormonet e momentit.

Në kanalin italian ”Tgr” ka ndodhur një ngjarje e pazakontë e gjitha e filmuar live nga kamerat.

Gjatë edicionit informativ të drekës, i ftuar në studio ka qenë Gene Gnocchi i cili kishte nisur të fliste për spektaklin e tij.

Ai ka mbetur aq i mahnitur nga gazetarja sa nuk e ka përmbajtur dot veten dhe është ngritur nga karrigia për ta puthur atë në mënyrë pasionante.

Gazetarja Maria Grazia Lombardit mbeti e shastisur, por gjithsesi nuk reagoi në mënyrë negative duke e kaluar momentin me të qeshura.

Ai i tha para se ta puthte:

Mund të them diçka? Po të dëgjoja duke lexuar lajmet, ma hoqe trurin, tani duhet të të puth.”