E tmershme,gruaja hyn në ashensor por bie në hapesiren brenda tij


Një ngjarje tragjike është shënuar në Itali, në një pallat në Romë. Një grua humbi jetën pasi u rrëzua në hapësirën boshe të ashensorit.

Viktima është një grua 77-vjeçare, e cila duke mos vënë re se mungonte kabina, ra në zbrazëti nga kati i gjashtë.

Mbetet ende e paqartë se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe se si Elena Pacifici, e cila banonte në katin e parë, ndodhej në të gjashtin.

Tashmë do të kryhen të gjitha verifikimet teknike në ashensor, për të zbuluar nëse kishte ndonjë defekt dhe se si dera e hekurt u hap, pavarësisht se kabina nuk ishte në kat, madje ai ndodhej në katin e shtatë.

E moshuara e cila prej disa kohësh kishte mbetur e ve, kohëve të fundit jetonte në apartament me të motrën.

Aktualisht pritet përgjigja e verifikimeve teknike, në sistemin e hapjes së dyerve, për të kuptuar nëse ka pasur ndonjë problem, apo dera është hapur me forcë. /a.y/noa.al