FOTO/ Për Eli Farën vitet kanë ndalur, vjen me poza atraktive nga plazhi


Eli Fara për vite të tëra i ka qëndruar besnike skenës muzikore.

Këngëtarja e njohur vazhdon të mbetet ndër femrat më të bukura të skenës shqiptare dhe me linja perfekte, pavarësisht moshës që ajo ka.

Në një fotografi të postuar në rrjetin social Instagram, këngëtarja shihet pranë bregdetit. Ajo duket në top-formë si çdo herë.

Mbi atë imazh ajo ka marrë edhe komente të tilla, në të cilat ndjekësit e komplimentonin për pamjen e saj.

Kënga e saj e fundit është “Mbolla një bahçe”, e cila u realizua vitin e kaluar dhe u prit mirë nga publiku.

© SYRI.net