Këngëtari i njohur, Noizy, ka postuar në rrjetet sociale, foto e një skedine fituese, ku mbrëmjen e sotme kishte luajtur për fitoren e Kosovës ndaj Shqipërisë.
Ai kishte vendosur 200 mijë lekë të vjetra bast, dhe me koeficientin 5.3, që kuotohej fitorja e Kosovës, fitoi plot 1 milion e 60 mijë lekë të vjetra. “Leku shkon tek Leku. Jepi Kosovë se kemi ngel keq sonte”, shkruan Noizy.
Kujtojmë që Kosova fitoi dje 3-0 në sfidën miqësore ndaj Shqipërisë, një rezultat i papritur për kuqezinjtë tanë që ende nuk kanë gjetur ekuilibrat nën drejtimin e Panuçit.