Gazetari tregon detajet që nuk njiheshin mbi vilën e Ramës në Surrel


Ditën e djeshme, gazetari Artan Hoxha ka treguar gjatë emisionit “Opinion”, disa detaje mbi shtëpinë e Kryeministrit Edi Rama në Surrel.

Hoxha ka thënë se njëri prej personave që ka ndërtuar shtëpinë e kryeministrit, i ka treguar atij se banesa është e ndërtuar me beton si ai i Kishës Ortodokse.

Ky lloj betoni është shumë i rrallë dhe ndër më të veçantët. “Është beton i derdhur, nuk ka dritare, por ka vetëm një lart nga tavani dhe drita hyn nga sipër. Është beton si ai i Kishës Orthodhokse, që është shumë i veçantë dhe më i rralli”, u shpreh ai.