Krijesat e frikshme “pushtojnë” fshatin dhe sulmojnë njerëzit (Video)


Në videon e mëposhtme shfaqen momentet e frikshme kur majmunët “pushtojnë” një fshat në Indi dhe sulmojnë banorët.

Sulmet kanë ndodhur në fshatin Supa, në provincën Guajarat.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar dhjetëra raste kur majmunët afrohen me shpejtësi dhe u vërsulen njerëzve papritur.

Shumë persona kanë pësuar lëndime serioze. Raportohet për të paktën 19 sulme nga majmunët.

Njerëzit tashmë janë frikësuar dhe shumë prej tyre janë mbyllur nëpër banesa.

Autoritetet kanë nisur një hetim për sjelljen e rrallë të majmunëve. Nuk kishin ndodhur më parë sulme të tilla masive.

Ka nisur aksioni për kapjen e këtyre kafshëve të egra./a.m./noa.al/