Video qe perloti gjithe boten,nena me femijen e saj ne kuriz kalon lumin duke rreshkitur mbi litar


Si i bëhet të arrihet në qendër të fshatit, ku banorët janë të izoluar nga një lumë i inatosur?

Banorët e fshatit Lazimi në jugperëndim të Kinës, të izoluar nga lumi Nu, arrijnë në tregun e zonës për pazar, duke e kaluar lumin të varur në litar.

Duke qenë se nuk ka rrugë, ata rrëshqasin me fëmijët në krahë mbi litar, siç bën Cha Huilan, një grua 40-vjeçare, e cila shkon në qendër të fshatit për të blerë ilaçe për nënën e sëmurë.

Por duke qenë se nuk ka ku të lërë djalin e vogël ajo e merr me vete duke rrezikuar shumë.

Rrugës gruaja bën edhe ndonjë pazar, duke ia vështirësuar edhe më shumë kthimin, si mund të shihni në videon  më poshtë.

Kjo rrugë është falas për banorët e zonës, ndërsa për turistët kushton rreth 7 euro.

Por jeta e banorëve përtej lumit Nu, nuk do të jetë edhe shumë gjatë e vështirë, duke qenë se së shpejti do të ndërtohen rrugë dhe ura.