Dolën të pinin kafe në ballkon, çifti shokohet nga ajo që shikojne ne pishine(VIDEO)


Një çift nga Florida e SHBA-ve, mbetën të shokuar kur në pishinën e tyre hasën në një aligator gjigant.

Connie dhe Frank Shaffery nga Sarasota, kanë deklaruar për mediat amerikane se kishin vërejtur aligatorin vetëm atëherë kur kishin vendosur të pinë kafenë në oborrin e shtëpisë.

Vajza ka thënë:

Frank u afrua te pishina dhe mbeti i shokuar kur në ujë pa aligatorin 150 kilogramësh”

Ata kanë thënë se kishin dëgjuar qenin duke lehur që nga ora katër e mëngjesit, por nuk ishin ngritur për të kontrolluar nëse gjithçka ishte në rregull.

Megjithatë, ata pasi e gjetën në pishinë i telefonuan menjëherë ekipeve kompetente që e larguan.