Lavamani i bllokuar nuk është më një problem, Ja 5 mënyra më të mira zhbllokimi me përbërës të thjeshtë


Nuk është kënaqësi për askënd dhe gjëja e natyrshme për të bërë kur një lavaman është i bllokuar është të përpiqeni ta zhbllokojmë atë.

Por cila është mënyra e duhur për ta bërë këtë?

Këtu janë pesë mënyra me disa përbërës të thjeshtë – të cilët i keni në shtëpinë tuaj.

1. Sodë buke, uthull, dhe ujë
Përzieni së bashku një gjysmë gotë sodë buke dhe një gjysmë gotë uthull, hidheni në lavamanin e bllokuar, pastaj derdhni deri në katër gota me ujë të vluar menjëherë. Përzierja do të shkatërrojë yndyrën që shkakton bllokimin.

2. Kripë dhe ujë
Lavamanet zakonisht bllokohen me flokë, të cilat mund të hiqen me vetëm një gjysmë gotë kripë, e ndjekur nga uji i valuar.

3. Detergjent për pastrimin e enëve
Detergjent i fortë, por i butë, për pastrimin e enëve, punon mirë për të zhbllokuar çdo lloj lavamani. Derdhni rreth një gjysëm filxhan në lavaman dhe lere për rreth gjysmë ore. Pastaj hidhi një gjysmë tenxhere me ujë të valë. Mos u habit kur të shohësh që punon!

4.Pastrues ekologjikë
Të gjithë pastruesit e shtëpisë, që nuk përmbajnë kimikate toksike dhe janë të mira për mjedisin, gjithashtu janë shumë të efektshëm.

5.Zhbllokues/ pompë gome
Ndonjëherë zgjidhjet më të mira janë ato më të thjeshta. Një pompë gome do të ndihmojë plotësisht. Ju mund të gjeni atë kudo.