Robert Berisha, bashkëshorti i Nora Istrefit ka folur për herë të parë publikisht për marrëdhënien me vëllain dhe Tunën.
Pasditen e sotme, në një intervistë tek“Rudina”, ai zbuloi se nuk ka qenë pjesë e festës së ditëlindjes së Tianit, djalit të vëllait për shkak të këngëtares Tuna. Pati spekulime që ka patur zënkë mes tyre, gjë që Roberti e pranoi hapur se nuk e pranon më Tunën.
“Me Tunën as nuk dua të takohemi. Për Patrisin dhe Tianin edhe jetën e jap.
Nora me asnjë artist nuk ka pasur asnjë problem. Tuna është ajo që ka probleme me të gjithë.
I kërkoj falje Patrisit se nuk do të kemi asnjë mundësi të shkojmë në festat e familjes së tij për shkak të Tunës.
100% nuk është faji tek ne. Shpresoj të jetë nanë e mirë e grua e mirë”, tha Robert Berisha.