Me ne fund vjen lajmi i mire, kryebashkiaku Veliaj së shpejti baba?


Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa e kanë shprehur prej kohësh dëshirën për t’u bërë prindër. Prej më shumë se dy vitesh Veliaj është shprehur se së bashku me Ajolën kanë planifikuar që të kenë një fëmijë.

Dhe me sa duket 38-vjeçari që drejton sot bashkinë më të madhe në vend së shpejti do të bëhet baba. Xing.al shkruan se bashkëshortja e tij Ajola është në pritje të ëmbël, megjithatë ky lajm pritet të konfirmohet nga vetë çifti.

Pak ditë më parë ata ishin në Ballon vjeneze të Tiranës, por Ajolës nuk i shihej barku, çka tregon se edhe nëse ajo është shtatzënë, me siguri janë muajt e parë.

I ftuar në “Kurthin e Piter Pan” pak kohë më parë, kryebashkiaku i Tiranës deklaroi se ai dhe Ajola ja kanë lënë kohës për t’u bërë me fëmijë. Dhe duket se ky moment ka ardhur!

Çifti i cili është kurorëzuar që në shtator të 2014 ndajnë një histori dashurie që i kalon 15 vite.