Del njoftimi i rëndësishëm për emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi


Ambasada e Shqipërisë në Greqi ka bërë një njoftim të rëndësishëm për emigrantët që jetojnë ne vendin fqinj nëpërmjet një informacioni që ka publikuar sot në faqen zyrtare.

Bëhet fjalë për procedurat mbi tërheqjen e dokumenteve biometrikë.

Sipas ambasadës, pranë këtij institucioni kanë mbërritur pasaportat dhe kartat e identitetit, për aplikimet e kryera deri më 7 gusht 2020.

NJOFTIM PËR TËRHEQJEN E DOKUMENTEVE BIOMETRIKE:

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ju njofton se, kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat e Identitetit, për aplikimet e kryera deri më 7 gusht 2020.

Ju informojmë se shpërndarja e pasaportave dhe kartave të identitetit kryhet pranë Hyrjes Nr. 1 të Ambasadës, nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-

Nëse dëshironi që të merrni nëpërmjet postës vetëm pasaportën, lutemi na dërgoni në adresën e emailit: Emaili

EMËR MBIEMËR2. ADRESËN E SAKTË TË BANIMIT
3. KODIN POSTAR

4. NUMRIN E CELULARIT

5. FOTO TË KUPONIT TË APLIKIMIT

Lidhur me tërheqjen e kartës së identitetit ju informojmë se është e detyrueshme paraqitja fizike në Ambasadë.