Dy shqiptarët e arratisur nga policia greke të mërkurën u arrestuan gjatë orëve të para të ditës së sotme nga Forcat Speciale në një lagje të Athinës.
Operacioni i forcave specialeishte i koordinuar pasi ata kishin dijeni se ku po fshiheshin dy shqiptarët e rrezikshëm, raporton Albeu.com.
Aksioni zgjati pak minuta, ndërsa dy shqiptarët u dërguan menjëherë në një burg të sigurisë së lartë.
Të arrestuarit janë Juljan Halili, i akuzuar për vrasjen e babait (Filip Mesaja) dhe të birit të tij 2 vjeç e gjysmë në vitin 2011 në Kallamatë si edhe Alfons Doçi i dënuar me 25 vite burg.
Ata u arratisën nga furgoni i policisë që po priste të hipte në traget për t’i dërguar të burgosurit në Kretë.
Shikoni videon duke ḳIiḳüar më poshtë.