Ushtari rus donte të ngrohte drekën, shkatërroi një tank prej gjysmë milioni dollarësh! (Video)


Ushtari rus, duke tentuar të ngrohte drekën në një terren në Krime, shkatërroi automjetin e blinduar BTR, në vlerë prej gjysmë milioni dollarë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Semen Merežnjikov, i cili u përpoq të hante drekë ndërsa njësia e tij ishte në tokë në Krime, por flaka kapi mjetin e blinduar dhe e shkatërroi plotësisht.

Kjo fatkeqësi mund të shndërrohej në një tragjedi.

Në video thuhet se shihet ushtari i cili përpiqet për të shpjeguar se çfarë ka ndodhur, duke u përpjekur të shuajë flakën që goditi mjetin e blinduar në të njëjtën kohë.

Në një përpjekje për t’i shpjeguar oficerit se çfarë kishte ndodhur, Merežnjikov tha se kishte hapur një vrimë për të ndezur zjarrin, por kapi mjetin e blinduar.

Ajo ishte e mbuluar me kamuflazh dhe bar të thatë, që përshpejtuan zjarrin.

Ushtari i pafat u dënua me gjashtë muaj në kampin kriminal me vendimin e gjykatës ushtarake.

Ushtari rus donte të ngrohte drekën, shkatërroi një tank prej gjysmë milioni dollarësh! (Video)