Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë”, kanë qenë të ftuar gazetarët Baton Haxhiu dhe Armand Shkullaku.
“Djegia e mandateve: Arsyeja tjetër që opozita nuk e thotë publikisht”, ka qenë pyetja që Arian Çani ka shtruar në studio, së cilës dy gazetarët kanë dhënë opinionet e tyre.
Sipas Haxhiut, janë 5 arsye që opozita i dogji mandatet, njëra prej të cilave është fakti se ajo nuk do mund t’i fitonte dot zgjedhjet lokale.
“Arsyeja e parë janë pamundësia për t’u përballur me mazhorancën, e dyta pamundësia për të fituar zgjedhjet lokale, e treta është që PD ta humbi liderin pas zgjedhjeve lokale dhe arsyeja e 4-tërt ka të bëjë me LSI sepse ajo rrez.ikonte që mos të fitonte asgjë në zgjedhjet lokale dhe arsyeja e 5 është doktori si zakonisht. Mendoj që kjo është një dalje e doktorit nga skena politike”, është shprehur Baton Haxhiu.
Por një tjetër këndvështrim ka thënë Armand Shkullaku mbi këtë çështje, i cili u shpreh se në Shqipëri kemi një demokraci hibride, të njëjta me regjimet.
“Ajo arsye që nuk thotë opozita është sepse ajo nuk ka marrë një veprim luksi, me të cilin garanton pushtetin e që do iki PS e do vijë PD në pushtet. Deri në këtë pikë, PD e kishte humbur mundësinë që shqiptarët t’i besonin nëpërmjet fjalës, ndaj i duhej një akt dra.matik… Kjo retorikë që nuk kemi opozitë e është e paaftë, e kemi dëgjuar në shumë vende dhe Shqipëria në të gjitha vlerësimet është një shtet i shpallur me demokraci hibride, të cilat janë zakonisht regjimet.
Popullit nuk i lihet shumë zgjedhje kur t’i kontrollon gjithë paranë, ke ministra të akuzuar për tr.afik ndërkombëtar dr.oge që i mbron me vota. Pra ideja se Basha nuk e mund dot Ramën në zgjedhje, bie”, u shpreh nga ana tjetër Armand Shkullaku mbi këtë pyetje.