Situata politike nuk e pengon aspak rrugëtimin e Shqipërisë. Austria përgëzon Shqipërinë për reformat që po ndërmerr, sidomos për ecurinë e Reformës në Drejtësi dhe Iuftën kundër korr.upsionit. Ministri i Drejtësisë së Austrisë Josef Moser vlerësoi ecurinë që ka bërë Shqipëria në reformimin e sistemit të drejtësisë.
Moser tha se reforma ne sistemin e drejtësisë po krijon të gjitha premisat që Shqipëria së shpejti të bëhet anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Europian dhe do të duhet që vetë shtetet anëtare të promovojnë rezultatet e reformave të ndërmarra nga Shqipëria.
Këtë deklaratë Ministri i Drejtësisë së Austrisë Josef Moser e bëri gjatë takimit me Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj në Vjenë në Austri. Edhe Georg Staëa, Drejtor i Departamentit për Strategjinë, Konsulencat dhe Menaxhimin e Informacionit në Ministrinë e Drejtësisë së Austrisë, shprehu vlerësim për përparimin dhe angazhimin e shtetit shqiptar, në kuadër të zbatimit të Reformës në Drejtësi.
Gjithashtu Dieter Hampel, Kryetari i Bordit të Agjencisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (AED) dhe Helmut Ëeichhart, Lider i Projektit të Binjakëzimit në Iuftën kundër korr.upsionit vlerësuan angazhimin e autoriteteve shqiptare për ndërmarrjen e reformave të rëndësishme në rrugën drejt Bashkimit Europian, dhe veçanërisht zbatimin e reformës në drejtësi dhe rritjen e Iuftës kundër korr.upsionit.
Gjatë vizitës zyrtare në Austri Minstrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tregoi ecurinë e reformave dhe Iuftën kundër korr.upsionit që ka ndërmarrë qeveria shqiptare. Më herët Ministrja e Drejtësisë nënshkroi edhe një marrëveshje me Homologun austriak Josef Moser e cila do të risë cilësinë e ligjbërjes së Ministrisë së Drejtësisë.