Troket ora e zezë, ja çfarë i pret Ramën, Berishën, Bashën, Metën dhe Monikën


Plani amerikan që do të çojë në burg klasën mafioze politike në Shqipëri, afati kur do të nisin hetimet dhe arrestimet, përpëlitjet e fundit të pesëshesh që vjedh dhe sundon prej 27 vitesh Shqipërinë nuk e shmangin dot fundin e tmerrshëm.

Dita e llogaridhënies dhe e ndëshkimit po afrohet. Nuk do të ketë shpëtim për Edi Ramën, Sali Berishën, Lulzim Bashën, Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, pesëshen që vjedh, sundon dhe rrëmon prej 27 vitesh Shqipërinë.

Kjo nuk është vetëm një dëshirë e popullit shqiptar, por është një vendim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Prova është dhënë disa vite më parë në Kroaci dhe Rumani, ku kryeministra, ish-kryeministra, ministra, kryebashkiakë etj., përfunduan në burg për korrupsion dhe pasuri të paligjshme.

Pesëshja famëkeqe po bën përpëlitjet e fundit për t’i shpëtuar këtij fati. Prej katër vitesh bënë çdo përpjekje për të sabotuar reformën në drejtësi. Kur nuk ia dolën dot pasi amerikanët i kërcënuan me futje në listën e zezë, pesëshja famëkeqe është gati që të djegë Shqipërinë, duke provokuar dhe poshtëruar popullin.

Ed Rama po sajon lloj-lloji takse absurde dhe po vjedh nga 800 milionë euro në vit, bashkë me shpurën e tij, ndërkohë që, Berisha, Basha, Meta dhe Kryemadhi, në koordinim me Ramën, po përpiqen që të bëjnë Shqipërinë tym dhe flakë, për t’i shpëtuar ndëshkimit.

Makthi më i tmerrshëm i Edi Ramës, Sali Berishës, Lulzim Bashës, Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit është Byroja Kombëtare e Hetimit.

E ngjashme me FBI, kjo strukturë është kërkuar me forcë nga amerikanët që të parashikohet në Kushtetutë dhe ligjet e reformës në drejtësi, pikërisht për të hetuar dhe për të çuar para Gjykatës Speciale politikanët që vjedhin dhe sundojnë prej 27 vitesh Shqipërinë.

Nën kërcënimin se kush do të bënte rezistencë do të futej në listën e zezë, amerikanët detyruan këtë klasë politike të votojë Byronë e Hetimit, duke firmosur fundin e saj. Tani ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit është e pashmangshme. Hetimet dhe arrestimet e para parashikohen në fund të këtij viti.

Që të ngrihet Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata Speciale, të projektuara vetëm për ndëshkimin e krimit dhe korrupsionit në nivele të larta, duhet që më parë të ngrihen Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Anëtarët për këtë dy organe po i nënshtrohen Vetingut. Edhe pse i ngadaltë, procesi i Vetingut po kontrollohet nga njerëzit e SHBA-BE, duke përjashtuar nga sistemi prokurorët dhe gjyqtarët e Ramës, Berishës dhe Metës.

Ashtu siç kontrollojnë Vetingun, amerikanët do të monitorojnë dhe asistojnë Byronë e Hetimit dy vitet e para. Gjatë këtyre dy viteve, në dorë do të merren të gjitha dosjet që u bllokuan nga Adriatik Llalla dhe që po bllokohen nga Arta Marku për Ramën, Berishën, Bashën dhe Monikën.

Në ligjin për SPAK-un, ku parashikohet ngrita e Byrosë, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës Speciale, janë caktuar struktura të tjera për hetime specifike, kryesisht mbi pasurinë.

Në ligj është caktuar edhe ngritja e grupeve të përbashkëta hetimor mes njerëzve të SPAK-ut, amerikanëve dhe Brukselit, për të hetuar dhe ndëshkuar kokat e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.