Lajm i mire per qytetaret,policia jep deri në 3 milionë lekë për cdo njeri që denoncon kultvimin e kanabisit


Tashmë kultivuesit e bimëve narkotike në vend kanë ndryshuar strategji. Kultivimi i kanabisit po bëhet në vende të mbyllura, por tashmë rregullat kanë ndryshuar.

Një fermë bujqësore në Mbrostar të Fierit po përgatitej për t’u kthyer në laborator droge. Policia e zbuloi shpejt qendrën dhe ndaloi përgjegjësit, ndërsa në fermë kanë mbetur vetëm lopët, të cilat do përdoreshin si maskim.

Laboratori i kanabisit në Mbrostar të Fierit, kamuflohej si një fermë. Por një derë e vogël, të çonte në një laborator në ndërtim e sipër me llamba dhe aspirim modern për kultivimin e kanabisit. I rrethuar nga stogje me kashtë, as punëtorët që mirëmbanin bagëtitë, nuk kishin vënë re se magazina prej 480 metrash katror po kthehej në një punishte droge. Vaskat me ujë për bagëtitë dyshohet se do përdoreshin edhe për vaditjen e bimës.

Megjithëse laboratori në të cilin përllogaritet të jenë investuar mijëra euro ishte thuajse i përfunduar, brenda tij policia nuk gjeti asnjë kubik kanabisi.

Pronari i saj Vladimir Çilotaj është shpallur në kërkim, ndërsa në afërsi të fshatit Seman policia sekuestroi edhe një mjet lundrues me gjatësi rreth 12 metra, i dyshuar për transport lëndësh narkotike.

Ndërkohë edhe këtë vit Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ofron deri në 3 milionë lek të vjetra për çdo qytetar që jep informacione mbi sipërmarrje të tilla kriminale apo kultivim kanabisi në tokë të hapur.