“Domethënë na le?”, Alba Hoxha nuk e pret mirë zhvendosjen e Albit në Itali


Albi Nako është përfolur nga mediat rozë se është në një lidhje me Alba Hoxhën. Deri tani të dy personazhet nuk kanë pranuar asgjë nga ato çfarë është shkruar në media.

Duhet thënë se jeta private e Albi Nakos dhe rrjetet e tij sociale vëzhgohen çdo ditë, sidomos pas divorcit me balerinën Klaudia Pepa. Albi është larguar nga Shqipëria dhe është vendosur në Itali pranë ish-gruas së tij, Klaudias, ku do të nisë punën e re në televizionin italian “Rai”.

Teksa Klaudia e ka uruar publikisht në profilin e tij në Instagram, duke i uruar fat, Alba ka çuditur me reagimin e saj në komente, që duket që është e dëshpëruar.

Komenti i Albës:

Domethënë na le?”

Albi i është përgjigjur me emojin e një njeriu që ngre duart lart, si për të treguar se s’ka ç’bën, pasi ky është vendimi që ka marrë.

Çifti kurrë nuk e pranoi që ishin bashkë dhe ndoshta kjo mund të jetë edhe një lojë e të dyve për të ‘’ndezur’’ akoma edhe më shumë thashethemet rreth tyre.