Çifti John dhe Marci Newman janë te martuar 18 vitesh.Në ditën e sotshme kjo është bërë pak e rrallë. Një foto virale e postuar nga vajza e tyre, zbulon diçka rreth asaj se pse ata janë ende të fortë.
Në prill të 2017, vajza 17-vjeçare e çiftit, Mackenna, postoi një fotografi nga babai i saj i ulur në një tavolinë jashtë derës së gjumit të gruas së tij. Ka një histori të bukur pas këtij gjesti të thjeshtë, dhe dhjetëra mijëra perdorues interneti e vlerësuan atë.
Në fillim, imazhi , i cili u be viral në Twitter, duket pak i cuditshem. Gjoni qendron vetëm i ulur jashtë dhomës së tyre të gjumit me derën pak te hapur.
Nëna ime duhet të qëndrojë në dhomën e saj e izoluar per shkak te rrezatimit te kancerit, kështu babai im vendosi një tavolinë në derën e saj për ti bere shoqeri,dhe kjo me ben te qaj.
Vitin e kaluar, Marci u diagnostikua me kancer të tiroides.
Pak javë përpara se fotoja të hidhej, ajo iu nënshtrua asaj që njihet si trajtimi radioaktiv i jodit, i cili është një formë e terapisë rrezatuese që përdoret për të luftuar qelizat e izoluara të kancerit në trup.
Meqenëse rrezatimi i përdorur në tableta është shumë më i lartë se në format e tjera të trajtimit të rrezatimit, marrësi rrezikon të ekspozojë të tjerët në rrezatimin që ai ose ajo jep në ditët pas trajtimit.
Ajo duhej të qëndronte e izoluar në dhomën e saj për vetëm një javë.Natyrisht, John nuk do të hyjë në dhomë per tu rrezikuar nga ekspozimi ndaj rrezatimit.
“Dita e parë,” shpjegoi Mackenna, “ai ishte ulur jashtë në oborrin e shtëpisë.”
Nga atje, ai bisedonte me Marci duke përdorur dritaren si pengese mes tyre. Megjithatë, kjo nuk ishte praktike, kështu që ai vendosi tavolinen prane deres se saj.
Disa shprehën mbështetje, dhe të tjerët ndanë përvoja të ngjashme si kjo.
Mackenna zbuloi se babai i saj mori pjesë në cdo vizite te gruas me mjekun.Gjeste të tilla janë plot kuptim dhe kjo dashuri ndoshta është aq e mirë sa çdo trajtim ose ilaç që mund të kërkohet!
/©gatuajshendetshem.com