Kërkoi t’i jepte dorën të moshuarit, qytetari fëlliq keq Bashën në sy të simpatizantëve të PD-së (Video)


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme ka vijuar turin e tij, ku i ka ftuar të gjithë shqiptarët që t’i bashkohen protestës së 16 shkurtit në Tiranë. E ndërkohë që ka qenë duke përshëndetur qytetarët duke u dhënë dorën, një qytetar e ka shpërfillur në mënyrën më të keqe Bashën.

Ky i fundit duket sikur e ka menaxhuar me sukses situatën, duke bërë sikur asgjë nuk ndodhi, por qytetari përveçse nuk i ka dhënë dorën Bashës, është larguar duke i dhënë edhe një shikim tejet mospërfillës.

Edhe në video vihet re se ky ka qenë një moment sikleti për kryetarin e Partisë Demokratike, i cili dukej euforik para se ky qytetar të refuzonte t’i jepte dorën.

https://www.facebook.com/shqiperiaeshqiptareve2015/videos/373605939886320/?t=0