“Ndahet nga jeta Albërie Hadërgjonaj”, flet e shokuar vajza e saj e madhe


Fatkeqësisht për disa klikime më shumë “lajmet e rreme” po bëjnë hatanë, duke shkaktuar edhe trauma tek njerëzit që prekin.

Pak ditë më parë këngëtaren e mirënjohur e kanë shpallur të vdekur në një aksident tragjik të ndodhur në ‘Rrugën e Kombit’. Por Albërie Hadërgjonaj ka reaguar menjëherë për të përgënjeshtruar këtë lajm.

E ftuar në “Një kat më lart’, e bija, Agnesa, i tregoi Ermalit si u ndesh me këtë lajm.

“Nuk e pash në moment lajmin. E pash më vonë, një ditë, dy ditë më vonë. Është bërë monotone, është një skup mediatik që nuk përbën më asnjë interes’’.

E duke qendruar tek familja, Ermali e pyet edhe për divorcin e prindërve të saj, teksa Agnesa rrëfen për herë të parë:

“Ne kemi qenë të vogla, por e kuptonim. Marrëdheniet me babin, edhe mami, edhe ne, i kemi shumë të mira. E takoj gati përditë. Ishte një gjë e shendetshme për të gjithë”.