Bahaddin Uysal, cili jeton në qytezën Vezirköprü pranë Samsunit, pas 37 viteve nxori automobilin të cilin në vitin 1979 e kishte sjellë nga Gjermania, ku kishte qenë punëtor, e të cilin e ruante në katin hyrës të ndërtesës.Uysal u kthye në Vezirköprü në vitin 1979, pasi kishte shkuar në Gjermani në vitin 1970 dhe kishte blerë automobilin e markës Ford Taunus.
Me t’u kthyer, ai kishte blerë një parcelë dhe kishte filluar të ndërtojë shtëpinë, dhe, duke qenë se do të kthehej në Gjermani, e kishte rrethuar automobilin brenda katër mureve në katin hyrës të ndërtesës ku punimet ende vazhdonin.
Edhe pse kohë pas kohe kthehej nga Gjermania dhe e kontrollonte gjendjen e automjetit, ai më kurrë nuk e përdori atë. Përfundimisht, Uysal u kthye nga Gjermania më 1998, por përsëri vendosi të mos e nxjerrë automobilin. Pas 37 viteve që nga ndërtimi, Uysal vendosi ta riparojë ndërtesën dhe i shk.atërroi muret për nxjerrjen e automobilit nga vendi ku ndodhej.
Ai më pas e dërgoi atë në një garazh tjetër me ndihmën e rimorkiuesit. Uysal, i cili tani është shitës karburantesh, në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se: “Automobili im është në gjendjen origjinale si në ditën e parë. Targat që i pata regjistruar me pasaportën time gjatë kalimit në pikën doganore Kapıkule qëndrojnë ende.
Më poshtë shihni pamjet në Video: