Kolonel Astrit Jaupi*
Rikthim te një tr.agjedi e njohur dhe e pandëshkuar
Po i rikthehemi sërish një kohe të trishto dhe një tra.gjedie ta pashembullt kombëtare si ajo e vitit 1997. Deputeti Spartak Braho, një burim i pashtershëm dokumentesh autentike dhe informacioni që kanë ndodhur gjatë këtyre 30 viteve të fundit në Shqipëri, jep ekskluzivisht për gazetën DITA një analizë që Kolonel Astrit Jaupi ka bërë në atë kohë se si janë përdorur forcat tona ajrore kundër Jugut të Shqipërisë. Është një analizë tro.nditëse se si një shtet dhe Presidenti i tij të ngrihen me avionë dhe me bo.mba me napaIm e të të gjitha llojeve kundër bashkëkombësve. Ky raport nuk ka nevojë për koment.
Zotërinj Kuadro,
Jemi mbledhur sot në këtë analizë pune për të diskutuar edhe një herë mbi ngjarjet e papracedenta të ndodhura në jetën e ushtrisë, e në këtë kuadër, të FMA, gjatë periudhës Shkurt- Mars të këtij viti.
Ky fenomen me pasoja shka.tërrimtare kërkon nga ana jonë një analizë të thellë, të drejtë e të bazuar mbi fakte konkrete që çuan në këtë tra.gjedi me pasoja të paimagjinueshme për kombin, sbtetin dhe vetë ushtrinë. Shka.tërrimi i ushtrisë dhe FMA-së për një kohë të shkurtër sipas gjykimit tonë ishte I lidhur me shkaqe të shumta politike, ekonomike, morale, institucionale etj.
Ndër faktorët më të rëndësishëm politikë mund të evidentojmë reflektimin në ushtri të udhëheqjes qeverisjes së keqe e të korr.uptuar nga pushtetarët, të cilët asnjëherë nuk i dhanë ushtrisë vendin dhe rolin e rëndësishëm që luan ajo në sistemin demokratik. Kjo qeveri u përpoq që ta kthente ushtrinë në një instrument për realizimin e qëllimeve të sa duke e larguar nga detyrat dhe misioni I vet. Masat gjoja depolitizuese të ndërmarra, në vend që ta distanconin atë nga politizimet, e politizuan më shumë duke ushqyer ndjenjën e frikës, pasigurisë dhe servilizmit, duke krijuar një moral faIs dhe frymë jo patriotike për krejt efektivat.
HalIkat që merreshin me edukimin, që nga Ministria derinë FMA, asnjëherë nuk u konsoliduan. Ato ngelën gjithmonë në pritje, kurse në njësi funksionarët e këtyre hallkave u kthyen vetëm në rrogëtarë per marrjen dhe shpërndarjen e gazetave. Asnjë kontroll nga Ministria nuk u krye në FMA për gjendjen e moralit, për punën edukimit patriotik e atdhetar, duke mbetur kështu tërësisht e përgatitja ushtarake nga ky edukim.
Udhëheqja e lartë e civilë-ushtarakë e MM, a frymëzuar nga politika dështake e qeverisjes së vendit, ishte e shkëputur tërësisht nga realiteti i ushtrisë. Ajo asnjëherë nuk arriti të ndërtojë një drejtim e komandim unik e funksional. Edhe për hartimin e ngritjen e strukturës së FMA në vitin 1995-1996 ajo mbyti me prepotencë e injorancë zërin dhe mendimet e kuadrove dhe specialistëve të FMA-së. Ajo ishte kundë traditës dhe vjeljes së përvojës më të mirë nga ushtritë perëndimore.
Veprimtaria e Këshillit të Mbrojtjes në Forcat e Mbrojtjes Ajrore pothuaj nuk është ndierë. Problemi më shqetësues për ta ka qenë kthimi i aerodromit të Tiranës në qendër ndërtimore për firmat e huaja, duke nxjerrë kështu jashtë përdorimit një sasi të konsiderueshme avionësh An-2 dhe vetë ekzistencën e këtij aerodromi, ne një kohë kur kuadrot drejtues të FMA-së dhe i gjithë efektivi specialist me këmbëngulje e kundërshtonin një veprim të tillë.
E gjithë kjo praktikë pune u reflektua edhe në aktivitetin e njësive e të reparteve, spostoi komandantët e shtabet nga detyrat e gatishmërisë e të stërvitjes dhe kultivoi indisiplinimin ne kontigjentet e ushtareve, duke u marrë kështu me zbërthimin e politikës që rridhte nga kancelaritë e partisë-shtet. Të prekur nga kjo frymë, edhe kuadrot drejtues të Forcave të Mbrojtjes Ajrore e spostuan punën e tyre për edukimin moralo-psikologjik të efektivave, filluan të fshehin të vërtetat, duke e vënë theksin llustua e puna për bujë. Kjo bëri që tek njerëzit jashtë radhëve të ushtrisë të besohej se në ushtri po bëhej një punë ëe madhe reformuese dhe se ushtria shqiptare po plotësonte kriteret për t’u pranuar ne NATO.
Ligjet e nxjerra nga Parlamenti për Ushtrinë, pavarësisht nga niveli i tyre, si Statusi i Ushtarakut, Ligji i Shërbimit Ushtarak, Ligji mbi depolitizimin e departizimin etj, asnjëherë nuk u bënë problem shqetësues për aplikimin dhe zbatimin e tyre nga Qeveria, Këshilli i Mbrojtjes, Parlamenti dhe Ministria e Mbrojtjes.
Lënia e ushtarakëve dhe e kuadrove në kufijtë e një page minimale jetese ku inflacioni ka shkuar gjithmonë në rritje, moszgjidhja sadopak a problemeve të strehimit, të uniformës, të kushteve të ushqimit, të punës e stërvitjes, demoralizuan dhe humben tek kuadrot besimin për të ardhmen, duke krijuar kështu boshllëk në linjën e drejtimit e komandimit.
Falsiteti i ushtrisë së kazermës, lenia e ushtrisë pa fonde dhe pa kushtet e jetesës, pamodernizimin e saj dhe lulëzimi korr.upsionit nga udhëheqja e Ministrisë e deri në njësitë poshtë e diskredituan dhe e komprometuan rëndë figurën e kuadrit, duke e ulur ndjeshëm moralin e tyre.
Në një kohë kur efektivat e aviacionit prisnin të përmirësoheshin kushtet e jetesës së pilotëve e të teknikëve, në Gjadër, Rinas e Kuçove, gjendja e mensave të ushqimit filloi të keqësohej, deri sa më në fund u mbyllën për mungesa financimi. Mungesa gjithashtu e kushteve minimale për jetesë të efektivave solli për pasojë rënien e sëmundjes së rëndë epidemike të kolerës në Bazën Ajrore të Kuçovës, si rezultat ajo mori jetën e një piloti dhe rre zikoi atë të mjaft ushtarëve e kuadrove të tjerë. Edhe mbas kësaj Qeveria,Ministria e Mbrojtjes nuk dha asnjë mjet financiar e material për përmirësimin e kushteve, sidomos të sigurimit të ujit të pijshëm në bazë, mungesa këto që edhe sot paraqesin vështirësi jetike serioze pothuajse për të gjitha njësitë e FMA-së.
Mungesat në disa funksione organike të nevojshme sipas instruksioneve të përdorimit e të shfrytëzimit të teknikes, si dhe mos sigurimi i Fondeve të nevojshme për stërvitje, e kishin paralizuar pothuar stërvitjen kryesisht atë ajrore dhe me trupa duke nxjerrë jashtë gatishmërie një pjesë të konsiderueshme të efektivit fluturues si dhe duke ulur mjaft aftësinë tekniko-profesionale të efektivave tona.
Kjo ishte gjendja morale-psikologjike e tekniko-profesionale dhe ekonomike e efktivave të FMA para fillimit të revoltave popullore për mënyrën e qeverisjes, të cilat shpërthyen me falimentimin e firmave rentiere.
Përballë kësaj situate, efektivat dhe kuadrot drejtuese FMA, të ngarkuar me strese politike, u gjendën të papërgatitur, të paorientuar e për rrjedhojë të pavendosur për ballafaqim me situatën e krijuar.
Ligji për kalimin në gjendje tëe jashtëzakonshme të FMA në kuadrin e Ushtrisë jo vetëm që nuk përputhej me realitetin që ekzistonte në njesite e repartet tona, por nuk u arrit të studiohej, zbërthehej e të kuptohej nga efektivi kuadër, si praktikë e papërjetuar deri në atë kohë nga ushtarakët tanë.
Me këtë gjendje moralo-psikologjike të kuadrove të FMA nga liderët e Ministrisë së Mbrojtjes filluan që nëpërmjet telefonave të vinin urdhra për përdorimin e aviacionit në interes të “operacioneve” që ata kishin planifikuar për shtypjen e revoltës popullore në ju, duke siguruar kështu mbajtjen me çdo kusht në duart pushtetit.
Plani i hartuar nga ish Ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali dhe Shtabi i Përgjithshëm, jo vetëmqë nuk iu bë i njohur Komandës, Shtabit të FMA-se dhe Komandantëve të njësive, por vetëm pas shumë insistimesh u bë e mundur të merrej nje urdher me shkrim dhe ky i firmosur nga Sekretari i Shtetit për mbrojtjen, Leonard Demi, në bazë të cilit Komandanti i FMA-së urdhërohej që aviacioni luftarak sipas detyrave te vëna nga Shtabi i Përgjithshëm të kryejë zbulim ajror e tokësor për përqendrime, lëvizje trupash e automjetesh dhe mbështetje me zjarr-demonstrativ. Po kështu, prej tij është urdhëruar për prekjen e rezervës së paprekshme të karburanteve në repartet e aviacionit si dhe për vendosjen e fushave të minuara pranë depove të ar.matim—mun.icionit. /Përgatiti botimin Xh. Shehu
*Zv.Komandant i repartit ushtarak 3400
(Vijon numrin e ardhshëm)