Zëvëndësoi Alesia Bamin, zbardhet lidhja e balerinës së re të ‘Stop’ me këngëtarin shqiptar


Pas largimit të bujshëm të balerinës Alesia Bami nga emisioni investigativ “Stop”, vendin e saj e zuri 19-vjeçarja nga Kumanova, Aulona Limani.

Gjatë puntatës së mbrëmshme të emisionit, gazetari Saimir Kodra ka zbuluar për publikun lidhjen e Aulonës me këngëtarin e njohur shqiptar, Ylli Limanin.

Siç mund të kuptohet edhe nga mbiemri i njëjtë, ata kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrin dhe këtë e ka pohuar edhe vetë Aulona përpara kamerës, siç mund ta shihni në videon e mëposhtme./xing