Marina, Getoari dhe Flori Mumajesi me një emision? Zbulohet e vërteta


Ditën e sotme bëri bujë lajmi se Marinën, Getoarin dhe Florin do i shohim në një emision së bashku. U tha se emisioni është ideuar nga moderatori nga Kosova, Alaudin Hamilit, do të mbajë titullin “E ke yllin” e do të transmetohet në TV Klan.

Mirëpo këto thashetheme duket se nuk janë të vërteta. Në një prononcim për “Prive”, Alaudini ka mohuar që Getoar Selimi dhe Flori Mumajesi janë të përfshirë dhe ka thënë se do të jetë prodhim i Klan Kosovës dhe jo i TV Klanit të Shqipërisë.

“E ke Yllin”, është një talent show, projekt i televizionit Klan Kosova, që pritet të nis gjatë këtij viti”, ka thënë Alaudini.