Mbrojtësi i Fiorentinës: I kërkova fanellën Ronaldos, ja si m’u përgjigj


Ardhja e Kristiano Ronaldos në Serinë A, ka entuziasmuar jo vetëm tifozët e Juventusit, por edhe lojtarët që do e kenë si kundërshtar portugezin.

Njëri prej tyre është edhe mbrojtësi i Fiorentinës, Vitor Hugo i cili e ka pasur përballë sulmuesin e Juventusit, por për fat të keq nuk e ka ndalur dot.

Ai ka folur pas ndeshjes, duke treguar se ka mbetur i mahnitur nga Ronaldo, madje ka pasur edhe një bisedën me portugezin.

Hugo rrëfen:

Ishte një kundërshtar shumë i vështirë për t’u markuar, duhej të ishim gjithmonë të vëmendshëm ndaj veprimeve të tij dhe ndaj shpejtësisë që ka. Fatmirësisht, nuk ishte shumë i frymëzuar atë ditë, edhe pse arriti të shënonte me penallti. Pa atë penallti nuk besoj se do të kishte shënuar.

Pas ndeshjes folëm pak, unë i kërkova fanellën, por ai ia kishte dhënë trajnerit Pioli. Kështu ramë dakord që do të ma japë fanellën ndeshjen e kthimit. Ishte shumë i disponueshëm dhe mund të them se edhe pse ka fituar gjithçka, është i sjellshëm dhe i përulur”.