Biznesmeni Besnik Sulaj ka festuar mbrëmjen e djeshme ditëlindjen. Sulaj njihet ndryshe si “Beso i Tajvanit”, pasi është pronari i një perj lokaleve më të njohura në Tiranë “Tajvani”.
Me rastin e ditëlindjes biznesmeni ka mbledhur miq të afërt të tij dhe politikanë.
Në një foto të publikuar nga Fatmir Hysenbelliu shfaqet biznesmeni Irfan Hysenbelliu edhe kreu i grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla në një tavolinë së bashku gjatë momentit të festës.
Kujtojmë se Besnik Sulaj është emër jo pak i lakuar. Shpesh ai është vënë në qendër të vëmendjes për ak uza të ndryshme politike, ndërsa opozita e ka etiketuar atë si njeri të afërt me Edi Ramën.
Kohët e fundit biznesmeni u vu në qendër të vëmendjes për çështjen e rafinerisë së naftës dhe kompaninë ARMO.
Emri i tij u lidh me kompaninë IRTC, që mori në administrim në shtator të vitit 2016, kompaninë Armo. Ndërsa është cilësuar si njeriu që mbajti p eng pagat e naftëtarëve të Ballshit, të cilët u drejtuan shpesh drejt Tiranës për të protestuar.
Ndërkohë, në vitin 2008 Sulaj u komentua gjatë për emërimin e Zllatko Daliç si trajner i Dinamos, që më pas ky i fundit u largua pas 7 muajsh.
Megjithatë, Besnik Sulaj mbetet ndër njerëzit më të potentë në vend.