Shuma marramendëse që ka fituar Majlinda Kelmendi pas triumfit në Tel Aviv


Majlinda Kelmendi nuk la vend për befasi, pasi triumfoi në Grand Prix ‘Tel Aviv’, duke e mposhtur në finalen Gili Cohanen me ‘ippon’ në kategorinë e -52 kg.

Kelmendi ishte e jashtëzakonshme në këtë turne, duke fituar të gjitha ndeshjet me ‘ippon’ dhe pa ndonjë problem të madh, shkruan Periskopi.

Përveç fitores, 27 vjeçarja duket se ka fituar edhe nga ana ekonomike.

Çdo fitues i këtij Grand Prix në çdo kategori fiton 100 mijë dollarë.

Ndër të tjera, Kelmendi arriti ta fitonte medaljen e 26-të të artë, derisa ka fituar 5 të argjendta dhe 6 të bronzta në karrierën e saj, njëkohësisht sportisja më e suksesshme në Kosovë.