Paralajmërim i frikshëm i shkencëtarëve ,ja cfare pritet te ndodhe


Një vullkan haWaian pritet që të shpërthejë pas qindra tërmeteve dhe rënies së një prej kateve të kraterit.

Gjeologët paralajmërojnë se llava mund të shpërthejë mbi tokë në lindje të Kilauea, më aktivi në mesin e 5 vullkaneve që formojnë ishullin.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “The Independent”, autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të jenë në alertë, pasi shkencëtarët dalluan magmën që lëvizte nën tokë, nën rrugën kryesore pranë shtëpive në zonën e Puna.

Më shumë se 250 tërmete u regjistruar qëkur kati i një krateri u rrëzua në Pu’u O’o, më herët gjatë kësaj jave.

Pjesa më e madhe ishin të vegjël, megjithatë shumë prej tyre u ndjenë nga banorët, përfshirë një tërmet me magnitudë 4.2, që lëkundi bregun mëngjesin e së martës.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se ky aktivitet sizmik mund të çojë në shpërthimin e llavës, ndonëse ata nuk mund të thonë se ku apo kur mund të ndodhi diçka e tillë.