Era, FËMIJA special i Monikës dhe Ilir Metës! Një vogëlushe që mendon si e rritur dhe MESAZHI TRON DITËS për të ëmën në 2 të natës


Në fakt, kjo vogëlushe, për këdo që e njeh nga afër, apo ka patur mundësinë ta lexojë nëpër rrjete sociale, është një mendje shumë e zgjuar dhe e bukur.

Me çiltërsinë dhe sinqeritetin e një fëmije, Era nuk ka ngurruar t’u tregojë prindërve se sa keq që ndjehet kur të tjerët, e suImojnë, vetëm e vetëm pse është vajza e dy politikanëve.

Era nuk i pëlqen kamerat dhe aparatët fotografikë të mediave pasi i druhet komenteve pa fre në rrjetet sociale.

Tashmë Era është 14 vjeçe por kur ishte vetëm 10 vjeçe shkroi një status që asokohe bëri xhiron e rrjetit dhe habiti të madh e të vogël për thellësinë e mendimit.

Ishin Krishtlindjet, viti 2015…

“Merry Christmas. Gëzuar të gjithëve! Kjo ishte një krishtlindje e bukur por jo si ato të kaluarat që unë kam kaluar gjatë këtyre viteve. Sot isha në meshën e Krishtlindjes në Katedralen Katolike prandaj ju kërkoj falje të gjithëve për vonesën e postimit e për çdo mëkat timin që kam bërë që mund të ketë lidhje me ju. Kjo Krishtlindje mu duk bardh e zi por me mungesën e të nderuarit Imzot Rrok Mirdita unë nuk u ndjeva mirë sepse atë e kam patur si një person që mund t’i tregoja gjithçka dhe ai gjithmonë më ndihmonte për ndonjë zgjidhje.

Prandaj ai është një person goxha i veçantë për mua por jo vetëm për mua por të gjithë. Ju kërkoj falje që ju prisha pak gjakun me këtë shkrim por nuk mund të rezistoja më. Edhe njëherë gëzuar Krishtlindjet e fat e mbarësi pafund”.

Era Meta kur mori vesh se babai i saj do bëhej President: Po me LSI-në ç’do bëhet?

Në komitetin drejtues kombëtar të LSI, Ilir Meta ka rrëfyer për herë të parë se si ka reaguar vajza e tij e vogël Era, kur mësoi lajmin se babai i saj do të bëhet president. Meta tha se ajo e ka marrë vesh vonë, pasi ishte në një dasëm në SHBA dhe SMS-të e shumta që i kishin mbërritur në telefon e ka çorientuar shumë.

“Mu kujtua një histori me Erën, vajzën time të vogel. Ajo ishte në një dasëm në SHBA dhe kur erdhi në Evropë kishte marrë shumë mesazhe urimi në telefon, që babi do bëhet president. Ishte e hutuar se nuk e dinte këtë histori, kishte telefonuar Elonën cfarë po ndodh dhe i kishte thënë se ishte e ç’orientuar. Ajo e kishte sqaruar që Meta do bëhet President. Ajo ia kishte kthyer e shqetësuar: Lere presidentin, por me LSI çfarë do bëhet?”.

28 nëntor 2017- Monika Kryemadhi lexon mesazhin në “Tonight”, që i kishte dërguar në 2 të natës

“Gjithmonë kam menduar sesi do të ishte jeta ime jashtë vëmendjes së mediave dhe kamerave. Të paktën ta dija sesi do të ishte të ishe një fëmijë i cili nuk gjykohet nga njerëzit nga pamja dhe nga veset dhe shumë gjëra të tjera. Besoj se më në fund e kuptoni sesi një fjalë e k eqe ndikon tek një fëmijë e cila sado e madhe apo e vogël të jetë prapë e ndjen” shkruhej në fund të mesazhit. Kryemadhi pohoi se ky mesazh e ka përIotur dhe e ka lënë pa gjumë natën e 28 nëntorit.

Urimi i veçantë i Monika Kryemadhit për ditëlindjen e Erës, 16 shkurt 2018

Je një Erë e re, që erdhi në jetën tonë plot 13 vjet më parë. Era e Era Metës në familjen tonë ishte zhurmë, ishte hare, ishte gëzim ishte buzëqeshje, ishte jetë, prandaj Era të uroj të kesh shëndet, të jesh e lumtur, të mësosh dhe mos ndalo. Ashtu siç ke emrin fryj dhe gëzohu me jetën që të ka dhënë Zoti. Kënaqu, Iufto, jeto dhe fal dashuri. Të dua Era ime e vogël!

,