“Kur do bëhet Veliaj kryeministër?”, Tahiri e thotë troç


Sajmir Tahiri është rkthyer si në politikë ashtu edhe në ekran, duke folur me vetëbesim në emisionin “Zonë e Lirë”, ku mohoi se deklaratat në parlament ishin kërcënim apo mesazh i koduar për këdo.

Ish-ministri i Brendshëm deklaroi se është në dijeni se cilët janë personat që duan “t’i bëjnë gropën” në politikë, por shtoi se ka gjithcka nën kontroll.

Edhe pse është i njohur për rivalitetin me Erion Veliaj, Tahiri nuk e përmendi drejtëpërsëdrejtë, por Arian Cani e ka bërë pjesë të intervistës me një pyetje mjaft pikante.

I pyetur se kur parashikon se do të ndodhë rrokada e Ramës me Erion Veliajn, ai u shpreh se:

Nuk e mendoj fare se secili është mirë në detyrën e vet tani. Është e vështirë të bëj parashikime. Janë shumë mirë në detyrat që kanë.”
Ish-ministri i Brendshëm ka folur për shprehjet e përdorura një ditë më parë jashtë Kuvendit dhe marrëdhëniet me deputetët aktualë.

Tahiri tha se nuk ka kërcënuar njeri dhe se nuk beson se Kryeministri Edi Rama nuk “do t’ia fusi.”