Teksa i përgjigjej disa pyetjeve në Instastoryn e saj, modelja Afërdita Dreshaj i ka pikëlluar të gjithë kur ka rrëfyer publikisht si ka ndikuar mungesa e të atit në jetën e saj.
E pyetur sa të vështirë e ka pasur të realizonte ëndrrat pa praninë e babait, Afërdita ka treguar se është munduar t’a çojë amanetin e tij deri në fund.
“Ëndrra e babait tim ishte të isha një këngëtare. Kur unë isha 12 vjeç dhe ai ishte ende gjallë, ai më çoi për të regjistruar këngën e parë. Pas humbjes së tij ishte shumë e vështirë të vazhdoja të ecja, por duhet t’i tregoja atij se do e vazhdoja ëndrrën time dhe të tijën gjithashtu. Mamaja ime është gruaja më e fortë, ajo më dha mua krah për të vazhduar”, është përgjigjur ajo.